Nuk po përshtatet te Juventusi, Bayerni dhe Tottenhami pas sulmuesit kanadez NULL NULL 30.10.2025 11:19 30.10.2025 11:19 Jonathan David. Foto: AP Sulmuesi kanadez i Juventusit, Jonathan David, është bërë objektiv i dy klubeve të mëdha evropiane, Bayern Munich dhe Tottenham Hotspur. 25-vjeçari, i cili iu bashkua “Zonjës së Vjetër” si lojtar i lirë pas paraqitjeve të shkëlqyera me Lillen, nuk ka arritur të përshtatet plotësisht në Torino, me vetëm një gol dhe një asistim në dhjetë ndeshje, raporton Klankosova.tv. Bayern e sheh Davidin si përforcim për repartin ofensiv, ndërsa Tottenham kërkon të rinovojë sulmin pas paraqitjeve të dobëta të lojtarëve ne ofanzivë. Juventusi mund të jetë i gatshëm ta shesë lojtarin nëse oferta është e favorshme, ndërsa vetë David po përballet me një moment vendimtar për karrierën e tij në futbollin evropian. /Klankosova.tv