“Jo, nuk e kam vra”, Leutrim Fejza mohon vrasjen e Bekim Varit NULL NULL 28.10.2025 12:42 28.10.2025 12:42 Sot në Gjykatën Themelore të Ferizajt ka nisur seanca fillestare ndaj Leutrim Fejzës, i cili akuzohet për vrasjen mizore të Bekim Varit. Gjatë deklarimit të tij para trupit gjykues, ai e mohoi vrasjen. “Jo, nuk e kam vra”, tha ai njofton Klankosova.tv. Vrasja në fjalë e pati tronditur Kosovën në fillim të vitit 2025. 27 vjeçari. Bekim Vari, nga Ferizaj, ishte raportuar si i zhdukur nga familjarët më 29 janar 2025. Trupi i tij u gjet disa ditë më vonë (më 5 shkurt), në një zonë malore të fshatit Manastirc të Ferizajt. Vrasja mizore e Bekim Varit, nis seanca gjyqësore ndaj Leutrim Fejzës