Majk, Gjiko dhe MC Kresha bashkojnë forcat për një projekt të ri muzikor (VIDEO) NULL NULL 25.10.2025 19:41 25.10.2025 19:41 Një surprizë e madhe po vjen për adhuruesit e muzikës shqiptare. Majk, Gjiko dhe MC Kresha do të bashkohen për herë të parë në një bashkëpunim muzikor. Kështu ka mësuar emisioni ‘’Prive’’ në Klan Kosova, i cili raporton se iniciatori i këtij projekti ka qenë vetë Majk. Sipas burimeve të Prive, xhirimet e videoklipit nuk kanë nisur ende, por pritet të fillojnë gjatë javes së ardhshme. /Klankosova.tv