Benitez rikthehet në stol pas gati dy vitesh NULL NULL 24.10.2025 16:05 24.10.2025 16:05 Klubi grek, Panathinaikos, ka emëruar Rafael Benitezin trajner të ri. Në njoftimin e klubit thuhet: “Një nga trajnerët më të suksesshëm të futbollit botëror dhe trajneri më i mirë që ka ardhur ndonjëherë në një klub grek, Rafa Benitez, ka filluar bashkëpunimin me ne.” Skuadra greke nuk ka dhënë detaje në lidhje me kohëzgjatjen e kontratës apo pagën e trajnerit. Benitezi, në vitin 2005, fitoi Ligën e Kampionëve me Liverpoolin, në finalen që u zhvillua në Stamboll. Ai gjithashtu i solli Valencias dy tituj të LaLigës dhe një Kupë UEFA (Liga e Evropës), ndërsa me Chelsean fitoi një tjetër trofe të Ligës së Evropës. Benitez për herë të fundit ishte trajner i Celta Vigos në La Liga.