Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shkolla “Pavarësia” me aktivitete për vetëdijësimin për mbrojtjen nga kanceri i gjirit

NULL NULL
23.10.2025 18:38

Një sërë aktivitetesh sensibilizuese u zhvilluan të enjten në ShFMU “Pavarësia” në Prishtinë, në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për mbrojtjen nga kanceri i gjirit.

Këto u mbajtën me qëllim në ngritjen e vetëdijes për këtë sëmundje, transmeton Klankosova.tv.

“Në kuadër të aktiviteteve u realizuan prezantime tematike, shpërndarje broshurash informuese, instalacione simbolike dhe recitime poetike kushtuar grave që përballen me këtë sëmundje”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Shkolla ka falënderuar mjekët e QMF-së në Mati 1, Prishtinë, për prezencën dhe ligjëratën e tyre me të njëjtën tematikë, “e cila pasuroi aktivitetin me informacione të vlefshme dhe këshilla të dobishme për parandalim dhe kujdes shëndetësor”.

I gjithë aktiviteti u realizua nën udhëheqjen dhe mentorimin e arsimtares Fiqirete Krasniqi. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme