U bartën me autoambulancë, nxënësit dyshohet se u helmuan në një lokal pranë shkollës NULL NULL 22.10.2025 12:11 22.10.2025 12:11 Një numër nxënësish të shkollës “7 shtatori” në Vitomiricë të Pejës, dyshohet se janë helmuar mëngjesin e së hënës. Sipas policisë, ata dyshohet se u helmuan në një lokal pranë shkollës së lartpërmendur, njofton Klankosova.tv. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha se Drejtoria e Shkollës u njoftua rreth orës 10 të mëngjesit se nxënësit kishin shqetësime shëndetësore. “Disa prej nxënësve janë bartur me autoambulancë për në QMF-në aty afër dhe kanë marrë tretman mjekësor, e më pas janë liruar në shtëpi. Me urdhër të prokurorit është ftuar për intervistim drejtori i shkollës, i cili e ka dhënë deklaratën e tij. Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse”, tha Gashi për Klankosova.tv. Helmohen disa nxënës të një shkolle në Vitomiricë të Pejës