Reçica: LDK ka arritur sukses me votat e diasporës pas pesë viteve (VIDEO) NULL NULL 22.10.2025 11:26 22.10.2025 11:26 Gazetari dhe moderator i Klan Kosovës, Enis Reçica, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës pas pesë viteve ka arritur që të dalë e para me votat e diasporës, pasi në dy palë zgjedhje të kaluara nacionale, të 9 shkurtit të këtij viti dhe të 14 shkurtit të 2021-së, e para ishte Lëvizja Vetëvendosje. Në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, ai ka deklaruar se diaspora duhet të marrë pjesë në jetën politike në Kosovë, duke folur për votimin për herë të parë të mërgatës kosovare në zgjedhjet lokale. “Kjo është befasuese për dallim nga zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti dhe ato të 14 shkurtit të vitit 2021, ku votat e shumta i kishte marrë Lëvizja Vetëvendosje, dhe kjo është ndryshimi e lajmi që Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur suksesin në diasporë diku pas pesë viteve.” “Sepse më herët nuk ka pasë mundësi që diaspora të votojë në zgjedhjet lokale, por vetëm në zgjedhjet parlamentare. Këtë herë bëhet e mundshme që diasporës t’i jepet e drejta të votojë në zgjedhjet lokale. Mendoj që është tejet e drejtë dhe tejet e rëndësishme që diaspora jonë të përfshihet në çdo lloj zgjedhjeje. Kur ata të gjithë brenda një viti sjellin në Kosovë rreth 1 miliardë euro remitanca, konsideroj që ata duhet të përfshihen në jetën politike tek ne,” tha Reqica. /Klankosova.tv