Firmos Graham Potter, bëhet trajner i ri i Suedisë NULL NULL 20.10.2025 09:41 20.10.2025 09:41 Pas shkarkimit të Jon Dahl Tomasson me humbjen nga Kosova, Graham Potter përfundimisht ka firmosur si trajner i ri i përfaqësueses së Suedisë, me misionin për të kualifikuar skuadrën për Kupën e Botës 2026. Suedia aktualisht renditet e fundit në Grupin B të kualifikimeve, me vetëm një pikë pas katër ndeshjeve, transmeton klankosova.tv. Potter, i cili është pa punë që nga shkurti i vitit 2025 pas largimit nga West Ham, ka një lidhje të ngushtë me futbollin suedez, pasi drejtoi Ostersunds FK për shtatë vjet, ku e ngjiti ekipin nga divizioni i katërt në elitë dhe në garat evropiane. Graham Potter mund të bëhet trajneri i ri i Suedisë