Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Graham Potter mund të bëhet trajneri i ri i Suedisë

NULL NULL
17.10.2025 08:20
Foto: AP

Pas shkarkimit të Jon Dahl Tomasson nga posti i trajnerit të përfaqësueses së Suedisë, Graham Potter ka shprehur interesimin për të marrë këtë detyrë.

Suedia aktualisht është e fundit në Grupin B të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, me vetëm një pikë pas katër ndeshjeve.

Potter, i cili është pa punë që nga shkurti i vitit 2025 pas largimit nga West Ham, ka lidhje të forta me futbollin suedez. Ai drejtoi Ostersunds FK për shtatë vjet, ku e nisi nga divizioni i katërt dhe arriti të ngjitej deri në elitë dhe në garat evropiane.

Trajneri anglez thotë se për të nuk është çështje parash, por motivimi se sa mund të kontribuojë. “Jam i hapur për çdo mundësi ku mendoj se mund të ndihmoj”, tha ai. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme