Von der Leyen pas vizitës në Serbi: Oferta e anëtarësimit në BE është një mundësi NULL NULL 15.10.2025 12:43 15.10.2025 12:43 Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka komentuar vizitën e saj të sotme në Serbi. Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në X tha se oferta e anëtarësimit në BE është një mundësi. Këto komente, Von der Leyen i bëri pas takimit që pati me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, njofton Klankosova.tv “Është premtimi i paqes, prosperitetit dhe solidaritetit. Së bashku, e kapërcyem krizën energjetike të vitit 2022. Sot, BE-ja do të vazhdojë të ndihmojë në mbajtjen e sigurisë së Serbisë gjatë dimrit. Kjo do të thotë të jesh një partner i besueshëm”. Temë e takimit mes Von der Leyen dhe Vuçiqit ishte edhe dialogu Kosovë-Serbi, njofton Klankosova.tv. Nga Serbia, shefja e KE-së vjen në Kosovë. Dialogu Kosovë-Serbi, temë e takimit të Von der Leyen me Vuçiqin