Dita Botërore e Vajzave NULL NULL 11.10.2025 07:49 11.10.2025 07:49 Foto ilustruese Organizata e Kombeve të Bashkuara 11 tetorin e ka përcaktuar si Ditën Ndërkombëtare të Vajzave. Kjo ditë ndërkombëtare synon të promovojë trajtimin e barabartë dhe mundësitë për vajzat në mbarë botën në fusha të tilla si, ligji, të ushqyerit, kujdesi shëndetësor, arsimimi, trajtimi. Vajzat adoleshente kanë të drejtën për një jetë të sigurt, të arsimuar dhe të shëndetshme, jo vetëm gjatë këtyre viteve kritike formuese, por edhe ndërsa piqen në gra. Nëse mbështeten në mënyrë efektive gjatë viteve të adoleshencës, vajzat kanë potencialin të ndryshojnë botën – si vajzat e fuqizuara të sotme dhe si punëtore, nëna, sipërmarrëse, kryefamiljare dhe udhëheqëse politike të së nesërmes. Agjenda 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe 17 Objektivat e saj të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) të miratuara nga udhëheqësit botërorë në vitin 2015, mishërojnë një plan rrugor për progres që është i qëndrueshëm dhe nuk lë askënd pas. Barazia gjinore dhe fuqizimi i grave është pjesë integrale e secilit prej 17 objektivave. Vetëm duke siguruar të drejtat e grave dhe vajzave në të gjitha objektivat arrihet drejtësi dhe përfshirje, ekonomi që funksionojnë për të gjithë dhe qëndrueshmëri të mjedisit të përbashkët tani dhe për brezat e ardhshëm. /KP