Vrasja brenda Gjykatës, shoqërohen në polici të gjithë personat që ndodheshin në sallë NULL NULL 06.10.2025 23:20 06.10.2025 23:20 Të gjithë personat që ndodheshin në sallën ku po zhvillohej seance gjyqësore në Tiranë në momentin kur 30-vjeçari Elvis Shkambi vrau gjyqtarin Astrit Kalaja, janë shoqëruar në polici. Sipas Klan News, në mesin e të shoqëruarve janë palët e përfshira në proces, punonjësit e gjykatës e rojet e sigurisë. Ata mësohet se po merren në pyetje, por deri më tani nuk raportohet për të ndaluar. Në fokus të hetimit do të jetë mënyra se si autori arriti të fuste armën brenda në gjykatë. Paraprakisht raportohet se ai është futur brenda nga hyrja e publikut. Pamje të rënda: Momenti kur gjyqtari Astrit Kalaja po transportohej drejt spitalit