Maqedonia e Veriut i ofron ndihmë Bullgarisë pas përmbytjeve katastrofike NULL NULL 05.10.2025 23:15 05.10.2025 23:15 Përmbytjet në Bullgari Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova ka biseduar me homologun e saj bullgar Rumen Radev, të cilit i ka thënë se vendi është i gatshëm për të ndihmuar pas përmbytjeve katastrofale në bregdetin jugor të Detit të Zi të Bullgarisë. “Falënderoj presidenten Gordana Siljanovska Davkova për bisedën konstruktive dhe për ngushëllimet e shprehura për viktimat e përmbytjeve në Bullgari, si dhe për gatishmërinë e ofruar të Maqedonisë për të ndihmuar në kapërcimin e pasojave të katastrofës”, tha Radev, shkruan Alsat M, transmeton Klankosova.tv. Katër viktima janë regjistruar nga përmbytjet në Bullgari, ndërsa qindra persona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.