Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës përballet me disa probleme (VIDEO) NULL NULL 25.03.2016 21:06 25.03.2016 21:06 Pse po injorohemi – pyet shkrimtari Rushit Ramabaja. E për ta diskutuar këtë e çështje dhe problemet tjera, në Institutin Albanologjik të Prishtinës u mblodh kuvendi i Lidhjes së Shkrimtareve të Kosovës, njofton Klan Kosova. Si çështje më problematike këta e vlerësuan financimin. Për këtë pakënaqësi këta po e fajësojnë nivelin qendror por edhe atë lokal. E një problem tjetër që ky kuvend e diskutoi ishte edhe çështja e mos pasjes së një godine ku ata të ushtrojnë veprimtarinë e tyre. Në fakt në objektin ku dikur ata punonin ishte ish Hotel Union tashmë është privatizuar. Por sipas kryetares së kryesisë Flora Brovina me marrëveshje shkrimtareve u takon shfrytëzimi për 13 vjet i 200 metrave katror të objektit ku tashmë operon Beneton. E pas shumë diskutimesh me pronarët e kësaj të fundit kanë ardhur në një propozim marrëveshje. Megjithatë shkrimtarët nuk e pranuan këtë ofertë dhe u morë vendim që çështja të dërgohet në gjykatë. Për fund u tha se do të kërkohet takim me ministrinë e kulturës për ti shpalosur ankesat e tyre. Kronikë nga Vullnet Krasniqi.