Mirësia – gjëja e parë që gratë kërkojnë te një burrë NULL NULL 02.10.2025 14:34 02.10.2025 14:34 Ka disa gjëra që gratë pëlqejnë ta gjejnë tek partneri i tyre. Por një prej tyre ka më së shumti rëndësi. Dhe asjo është mirësia – sipas një sondazhi të kryer nga aplikacioni Clue, i cili bashkëpunoi me studiues nga Universiteti i Gottingenit, në Gjermani dhe MyOne Condoms. Konkretisht, 90 për qind e grave të anketuara deklaruan se mirësia ishte tipari që dëshironin më shumë te një partner. Pas saj vinin mbështetja, inteligjenca, arsimi dhe vetëbesimi. Sa i përket pamjes së jashtme, “trupi tërheqës, fytyra poashtu”. Vendosmëria dhe siguria financiare u panë vetëm si cilësi mesatarisht të rëndësishme për një partner afatgjatë, sipas gjetjeve të sondazhit që përfshinte përgjigje nga rreth 68 mijë gra të të gjitha orientimeve seksuale në 180 vende. Rreth 700 burra iu përgjigjën gjithashtu anketës. Ata renditën mirësinë si përparësi, dhe ashtu si me gratë, ata renditën mbështetjen, inteligjencën dhe arsimin si tiparet e tjera më të rëndësishme që kërkojnë te një partnere./Klankosova.tv