Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një plan për paqe: Kush çka tha?

NULL NULL
30.09.2025 17:37

Plani i propozuar i presidentit amerikan, Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza vazhdon të nxisë debate ndërkombëtare.

Sot, ai  tha se “do të jetë një fund shumë i trishtueshëm” nëse Hamasi nuk e nënshkruan marrëveshjen, ndërsa i jep grupit një afat prej tre deri në katër ditësh për t’u përgjigjur.

Megjithatë, Trump shton se nëse plani funksionon “do të jetë një vlerësim A+”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Hamasi ende nuk i është përgjigjur propozimit të Trump, por ministri i jashtëm i Katarit thotë se grupi po e studion planin “me përgjegjësi”.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili ka mbështetur planin e Trump, thotë se Izraeli do të vazhdojë të kundërshtojë njohjen e shtetësisë palestineze.

Neni 19 i planit të paqes së Shtëpisë së Bardhë i referohet “një rruge të besueshme drejt vetëvendosjes dhe shtetësisë palestineze” nëse përmbushen kushte të caktuara.

Netanyahu thotë se Izraeli do t’i “rezistojë me forcë” shtetësisë palestineze.

Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Sa’ar thotë “do ta shohim”, kur u pyet nëse Hamasi do ta pranojë planin dhe do ta zbatojë atë.

Në një deklaratë të botuar nga agjencia e lajmeve Wafa, Autoriteti Palestinez mirëpret “përpjekjet e sinqerta dhe të vendosura” të Trump për t’i dhënë fund luftës.

Ata gjithashtu bëjnë thirrje për një “shtet palestinez jo të militarizuar”.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer vlerëson planin e Trump, duke thënë se “të gjitha palët tani duhet të bashkohen për ta bërë këtë iniciativë realitet”.

 

lajme të ngjashme