Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E diela sjell emocionet e forta të javës së 7-të të Superligës

NULL NULL
28.09.2025 09:28
Foto nga ndeshja Llapi - Gjilani

E diela sjell emocionet e forta të javës së 7-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Pesë përballje tejet interesante, ku vëmendja kryesore do të jetë në “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku Llapi është nikoqir e Gjilanit.

Kampionia aktuale Drita, do të luajë kundër Dukagjinit, derisa nënkampioni Ballkani është mysafir i Prishtinës së Re, transmeton Klankosova.tv

Krejt ndeshjet fillojnë nga ora 15:00, dhe transmetohen drejtpërdrejtë në kanalet e sportit të platformës kryesore televizive, Artmotion./ Klankosova.tv.

lajme të ngjashme