Aksident me fatalitet, dy të vdekur në Zajm të Klinës NULL NULL 23.09.2025 07:38 23.09.2025 07:38 Foto: Klinainfo Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe dy të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën Pejë-Prishtinë, konkretisht në Zajm të Klinës. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit, ndërsa kanë qenë të përfshirë një kamion transportues, një kombi dhe një veturë. “Dy të lënduarit po trajtohen në spitalin rajonal të Pejës”, konfirmoi Gashi.