Nga e diela filmat e QKK-së, shfaqen në Klan Kosova NULL NULL 24.03.2016 12:46 24.03.2016 12:46 Në kuadër të një marrëveshjeje bashkëpunimi në mes Klan Kosova dhe Qendrës Kinematografike të Kosovës, në ekranin e Klan Kosova, qe nga kjo e diel, do të fillojë shfaqja e filmave produkt i QKK-së. Marrëveshja parasheh shfaqjen e filmave të metrazhit të shkurtër në Klan Kosova, e të cilët paraqesin punën e artistëve kosovarë në fushën e kinematografisë. Në këtë format veçanti do të jetë ajo se emri i emisionit do të ndërrohet çdo javë duke u bazuar në llojin e filmit i cili do të transmetohet. Ky format do të fillojë këtë të diel, duke filluar nga ora 21:30, e që prezantues i këtij emisioni kenamtografik do të jetë Sead Rama.