Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Liverpooli skuadër e minutave të fundit

NULL NULL
15.09.2025 16:47

Skuadra e Arne Slott, arriti fitore minimale dhe mjaft të vështirë në fundjavën që lam, ndaj Burnleyt, duke vazhduar suksesshëm startin perfekt të kampionatit.

Kjo fitore u arrit në minutat shtesë së lojës, falë penalltisë së konkretizuar nga Mo Salah, transmeton klankosova.tv.

Kjo ishte fitorja e 4-të e Liverpoolit në kohën shtesë, duke e bërë këtë skuadër shumë të rrezikshme në minutat e fundit.

‘Kisha besim të madh te skuadra, pavarësishtë 90 minutave të vështira. Kur pash vetëm 5 minuta lojë shtesë, u shokova, ngase ndeshja pati shumë ndërprerje. Mirëpo kur realizuam, isha i kënaqur që patëm vetëm kaq minuta shtesë. Fitorja ishte e rëndësishme’ deklaroi trajneri holandez.

Liverpooli pas kësaj fitore, prin e vetme në krye të Premier League me 12 pikë.

lajme të ngjashme