Berisha për Prishtinën: “S’bëhet metropoli, pa u siguruar uji i pijshëm” (VIDEO) NULL NULL 13.09.2025 20:35 13.09.2025 20:35 Fushatën për krejt komunat e Kosovës e hapi në kryeqytet edhe AAK-ja. Ani se zgjedhjet janë lokale, kryetari Ramush Haradinaj foli pak për çështje nacionale, kur tha se vendi po kalon nëpër ditë të errëta, raporton Klan Kosova. Ai shtoi se drita do t’i kthehet Kosovës, falë punës së madhe që kryetarët aktualë të AAK-së po bëjnë nëpër komuna. U lëvdua në radhë të parë me Bali Muharremajn, për të cilin u tha se e bëri Suharekën ta duan të gjithë. Kandidati për Prishtinën, Bekë Berisha premtoi se me të e AAK-në, kryeqyteti, për të cilin tha se nuk ka ujë të pijes për qytetarët e vet, do të bëhet metropol. /Klankosova.tv