Shqipëri: Për herë të parë Ministria e Brendshme drejtohet nga një grua NULL NULL 11.09.2025 13:16 11.09.2025 13:16 Sot, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, po bën prezantimin e ministrave që do të shërbejnë në Qeverinë e 4-të të drejtuar nga ai. Ai njoftoi në ekzekutiv do të jenë disa ndryshime, përfshirë edhe në atë të Ministrisë së Brendshme. Ky dikaster i rëndësishëm i sigurisë, për herën e parë do të drejtohet nga një grua. Ministre e Brendshme atje do të jetë Albana Koçiu, e cila në qeverinë e kaluar Rama 3 ishte Ministre e Shëndetësisë. Kjo u konfirmua nga vet Rama, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Partisë Socialiste. “Ka qenë për 10 vjet në administratë publike dhe në drejtimin e ministrisë së shëndetësisë më ka krijuar bindjen se ka një kapacitet të madh motivues të njerëzve”, tha Rama.