U kapën me “First Day”, 30 të arrestuarit dalin para gjykatës NULL NULL 10.09.2025 13:14 10.09.2025 13:14 Nën masa të rrepta sigurie, paraditen e kësaj të mërkure kanë mbërritur në Gjykatën e Elbasanit 30 personat e arrestuar gjatë megaoperacionit policor të koduar “First Day”, i cili kishte në fokus goditjen e personave të përfshirë në shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Operacioni u zhvillua në periudha dhe vende të ndryshme, kryesisht pranë ambienteve të shkollave, lokaleve dhe në zona të tjera në Elbasan, Librazhd, Gramsh, Cërrik, Peqin, Belsh dhe Prrenjas. Emrat e personave me masën “arrest me burg” (25 të ndaluar): Arjan Bica, 42 vjeç Erist Skilja, 48 vjeç Shyqyri Bica, 56 vjeç Aizberg (Alket) Bitri, 52 vjeç Filip Thoma, 34 vjeç Hysen Grami, 64 vjeç Gentian Tartari, 37 vjeç Mikel Bezhani, 45 vjeç Pjerin Qereshniku, 50 vjeç Stivjo Bardhi, 38 vjeç Domeniko Elezi, 38 vjeç Mariglen Qosja, 38 vjeç Shkelzen Shkrepi, 46 vjeç Bardhyl Grami, 64 vjeç K., 38 vjeç E., 36 vjeç F., 45 vjeç Klodian Hakballa, 34 vjeç Arben Kasa, 50 vjeç Ilir Bahidi, 41 vjeç Klajdi Çota, 24 vjeç Franc Ruçi, 24 vjeç Kevi Kanani, 30 vjeç Marcelino Brahja, 24 vjeç Panter Tafani, 30 vjeç Të arrestuar në flagrancë për drogë, armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë (5 persona): Jokli Anastasi, 32 vjeç – “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” Arjan Topalli, 31 vjeç – “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, “Mbajtje pa leje të armëve” dhe “Depozitim i mallrave kontrabandë” Vilson Dyrmyshi, 36 vjeç – “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë” Neritan Duzha, 43 vjeç – “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” Leonard Xhaferri, 50 vjeç – “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” Nën hetim në gjendje të lirë: D., 57 vjeç Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar lëndë narkotike të tipit kokainë dhe kanabis, armë zjarri të llojeve të ndryshme, municion luftarak, pajisje elektronike, targa automjetesh shqiptare dhe belge, shuma të mëdha parash në disa valuta si dhe 24 celularë. Burime zyrtare bëjnë me dije se vijon puna për kapjen e 14 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim./Euronews.al/.