Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes Ramazan Dushi nga Klina, para një jave u aksidentua afër Kragujevcit

NULL NULL
07.09.2025 20:45

Ramazan Dushi nga Klina ka vdekur sot në Spitalin e Kragujevcit, pasi nuk u mbijetoi plagëve të marra nga aksidenti që i ndodhi javën e kaluar në afërsi të këtij qyteti.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar familjarë e të ndjerit nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Të nderuar familjar, miq dhe shoqëri, me pikëllim të madh ju njoftojmë se vëllai i jonë Ramazan Dushi pas një aksidenti javën e kaluar në afërsi të Kragujevcit nuk ka arritur të mbijetojë dhe sot me datën 07.09.2025 ka ndërruar jetë në Spitalin e Kragujevcit. Për ditën dhe kohën e varrimit ju njoftojmë me kohë”, ka thënë vëllai i të ndjerit.

Dushi ka jetuar dhe vepruar në Munih të Gjermanisë. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme