“Dardanët” nisen drejt Zvicrës NULL NULL 04.09.2025 12:36 04.09.2025 12:36 Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me Zvicrën të premten në mbrëmje në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Takimi do të nisë në orën 20:45 në stadiumin ‘St. Jakob Park’, raporton Klankosova.tv. Të gjitha biletat për këtë përballje janë shitur, ndërsa pritet një mbështetje e madhe nga tifozët shqiptarë. “Dardanët” janë nisur tashmë për në Zvicër ku dhe do të zhvillojnë pasdite stërvitjen përgatitore të fundit para sfidës.