Fshihen grafitet kërcënuese ndaj Kurtit në veri të vendit (VIDEO) NULL NULL 04.09.2025 07:23 04.09.2025 07:23 Në mbrëmjen mes 2 dhe 3 shtatorit, në veri të vendit u shfaqën grafite me përmbajtje të hapur kërcënuese dhe urrejtjeje kundër kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit. Ajo që shkruhej në këto grafite, në shqip përkthehet: “Me të aguar, Albin Kurti do të jetë i vdekur”, transmeton Klankosova.tv. Lidhur me këtë rast, gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Urall Boshnjaku tha se grafitet u vendosen pranë konvikteve të fakultetit filozofik dhe pranë një shkolle fillore. Sipas Boshnjaku, autorët nuk janë identifikuar ende. Ndryshe, rastin për Klankosova.tv e pati konfirmuar edhe zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës në veri të vendit, Veton Elshani. “Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, është iniciuar rast “kanosje”. Shkrimi i njëjtë me pamje grafike ishte vendosur më herët në rrjetin social Telegram”, pati thënë Elshani. Ndërsa gazetari Boshnjaku, bëri të ditur se grafitet janë fshirë.