Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Manneken Pis urinon mbi terrorizmin

NULL NULL
22.03.2016 22:49

Simboli i Brukselit “Manneken Piss” që do të thotë “Djaloshi që urinon” është një skulpturë prej bronzi 61 centimetra ku shihet një djalë i vogël që urinon.

Kjo skulpturë ishte dizajnuar nga Hieronymus Duquesnoy the Elder në vitin 1618 apo 1619, transmeton Klan Kosova.

Pikërisht ky simbol po përdoret nga artistët që po shprehin keqardhjen e tyre për ngjarjet e ditës së sotme në kryeqendrën evropiane.

Por tani djaloshi nuk është duke urinuar në shatërvan por mbi terrorizmin.

Gjatë tërë ditës së sotme ky simbol është shndërruar në një simbol të forcës për të gjithë ata që u prekën nga sulmet që tronditën Brukselin.

Më poshtë mund t’i shikoni disa ilustrime të realizuara nga shumë artistë ku paraqitet simboli i Brukselit, në formë ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim.

pshurrani6

pshurrani5

pshurrani4

pshurrani3

pshurrani

lajme të ngjashme