Një i lënduar nga aksidenti në “Kodrën e Trimave” në kryeqytet NULL NULL 30.08.2025 18:53 30.08.2025 18:53 Foto: Drive Zone Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën “Fahri Fazliu”, në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë. Për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për kryeqytetin, Enis Pllana, ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00. I njëjti ka shtuar se në aksident të përfshira ishin tri vetura dhe se dy prej veturave ishin të parkuara, dhe njëra në lëvizje. Pos, veturave në aksident i përfshirë ishte edhe një këmbësor. “Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe një këmbësorë. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Pllana. /Klankosova.tv