Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Njoftim Publik nga ”Lindja Solar”

NULL NULL
27.08.2025 15:22

Shoqëria ‘’Lindja Solar‘’ L.L.C., me numër Unik Identifikues 812159194 me adresë: Rr. „Martiret e Bytyqitpn, Brestoc, Komuna e Rahovecit, Republika e Kosovës, në përputhje me dispozitat e Nenit 13 të Rregullës Nr. 03/2022 për Procedurën e Autorizimit për Ndërtimin e Projekteve të Energjisë, me datë 18.08.2025 ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) aplikacionin për marrje të Autorizimit dhe për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese për prodhim të energjisë elektrike nga panelet solare me kapacitet të instaluar prej 100 MW ZK Kramovik dhe Petkoviq, Komuna e Rahovecit, Republika e Kosovës.

Shoqëria ’’Lindja Solar’’ L.L.C.,për projektin solar me kapacitet të instaluar prej 100 MW ZK Kramovik dhe Petkoviq, Komuna e Rahovecit, me rastin e aplikimit, ka dorëzuar në ZRRE dëshmitë për marrje të AUTORIZIMT siç janë:

Pëlqimin Mjedisor Nr.5577-2/24 dt. 10.12.2024 të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Pëlqimin nr. 234 dt. 19.08.2025  Plani Zhvillimor nr. 2023-2031 të aprovuar nga Kuvendi i Komunës së Rahovecit me nr. 182/24 të dt. 31.01.2024 dhe Ligjit për procedurën e përgjithshme Administrative, të lëshuar nga Drejtoria për urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojte të Mjedisit e Komunës sëRahovecit.
Vendimin për Leje Ndërtimore Numri i vrojtimit të lejes: K.III-7/2025 dt. 09.07.2025 të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Marrëveshjen e Kyçjes në Rrjetin e Transmisionit të Kosovës nr. 571/1 dt. 27.02.2025 të lëshuar nga KOSTT SH.A.
Marrëveshjen për Blerje të Energjisë nr. 1347 dt. 31.05.2024 tëlidhur me KOSTT SH.A.
Marrëveshjen e qerasë për shfrytëzimin e tokës të lidhur me Ministrin e Ekonomisë nr. 4627/1 dt. 31.05.2024;
Deklaratën për posedimin të mjeteve për investim;
Letër konfirmimin e Ministrisë së Ekonomisë për konfirmimine Garancionit të Përformacës nr. GI. 603115 të dt. 21 shkurt 2025.
Deklaratën për Inxhinieri, Prokurim dhe ndërtim (EPC)
Studimi i fizibilitetit teknik dhe financiar,
Plani i Biznesit; dhe
Plani Dinamik i Realizimit.

Energjia e prodhuar nga ky projekt do të shitet me çmimin e garantuar të fituar në Ankand.

Njoftohen të gjitha palët e interesuara që vërejtjet e tyre eventuale lidhur me këtë aplikacion, mund ti paraqesin në ZRRE brenda 8 (tetë) ditësh nga data e publikimit të këtij njoftimi në adresën elektronike: luisa.helms@lindja-solar.com, dhe LEGAL-LECENSING@ero-ks.org

 

Qasja në dosjen e Aplikimit, për të cilat Aplikuesi ka lejuar qasje, mundësohet për aq sa e lejon legjislacioni për Qasje në Dokumentet Publike.

lajme të ngjashme