Pati propozuar “lojë në livadh për nënat”, çka do të bëjë tash Basha si kryeparlamentar? NULL NULL 26.08.2025 12:23 26.08.2025 12:23 Me 73 vota pro, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës. Basha kishte bërë jehonë në të kaluarën, pasi ishte bërë viral për një deklaratë të pazakontë gjatë një fjalimi mbi organizimin e aktiviteteve verore. “Duhet me bo koncerte verës, kur vjen diaspora. Me i çu n’livadh, me i lëshu nanat me lujt”, kishte thënë ai, transmeton Klankosova.tv. Tashmë, me detyrën e re si kryetar i Kuvendit, mbetet të shihet nëse Basha do t’i lëshojë “nanat në livadh”.