Tjetër aksident i rëndë në Shqipëri, vetura përplas babë e bir në aksin Lushnjë-Berat NULL NULL 24.08.2025 21:55 24.08.2025 21:55 Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Shqipëri. Sipas Noa.al, një veturë ka goditur dy persona në aksin Lushnjë-Berat. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Cinar, ku babë e bir janë përplasur nga një automjet. Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Lushnjës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.