Aksident tragjik në Sarandë, dy viktima dhe një i lënduar NULL NULL 24.08.2025 21:22 24.08.2025 21:22 Foto ilustruese Një aksident me fatalitet ka ndodhur në aksin Sarandë-Delvinë. Sipas Ora News, dy persona kanë vdekur dhe një tjetër është plagosur, transmeton Klankosova.tv. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pularia”, ndërkohë forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikëse janë aktualisht në vendin e ngjarjes. I lënduari është transportuar drejt spitalit të Sarandës në gjendje të rëndë. Ende nuk ka detaje në lidhje me rrethanat e aksidentit.