Një person u gjet i vdekur në një restorant në Malishevë NULL NULL 20.08.2025 07:38 20.08.2025 07:38 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Malishevë. Një person është gjetur pa shenja jete në një restorant atje. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës Vlera Krasniqi. “Sot rreth orës 14:10, është gjetur pa shenja jete një person mashkull i moshës madhore në një restorant në rrugën “Avdyl Krasniqi” në Malishevë. Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore si dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Krasniqi për Klankosova.tv. Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës dërgohet për ekzaminim mjeko ligjor. Aktualisht jemi duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast.