Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tragjike në Greqi: Autoambulanca përmbyset rrugës për spital, vdes pacienti

NULL NULL
18.08.2025 13:51

Një aksident trafiku në Goudi të Greqisë përfundoi në një tragjedi pas përmbysjes së një ambulance private që transportonte një pacient 54-vjeçar.

Pacienti u plagos rëndë dhe pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, ndërroi jetë në Spitalin Popullor.

Sipas informacioneve, ambulanca u përmbys në rrugën Mikras Asias për një arsye që ende po hetohet, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv.

Pas përmbysjes, automjeti u përplas me të paktën një makinë të parkuar, duke shkaktuar dëme materiale.

Ekuipazhi i ambulancës do të nënshtrohet analizave për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Për shkak të incidentit, policia e trafikut ka bllokuar pjesërisht rrugën Mikras Asias, nga kryqëzimi me rrugën Thivon, për të lehtësuar hetimet dhe largimin e automjeteve.

lajme të ngjashme