KRU “Prishtina” gjen një pishinë të mbushur përmes një lidhjeje ilegale (FOTO) NULL NULL 17.08.2025 12:50 17.08.2025 12:50 Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se e kanë shkyçur një konsumator i cili e ka mbushur pishinën përmes një lidhjeje ilegale. Përmes një njoftimi thuhet se inspektorët e saj identifikuan këtë dhe se me personin do të ndiqen “procedurat tjera përkatëse”. “Nga Inspektoret është identifikuar mbushja e pishinës përmes një lidhjeje ilegale, jashtë ujëmatësit. Konsumatori është shkyçur dhe do të vazhdohet me procedurat tjera përkatëse. TURP!”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.