Aksident me fatalitet në Gjakovë, humb jetën një motoçiklist NULL NULL 16.08.2025 22:49 16.08.2025 22:49 Foto ilustruese Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 13:40 në fshatin Devë, Komuna e Gjakovës, ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e përplasjes, një person i gjinisë mashkull, i moshës madhore, që po drejtonte motoçikletën, ka humbur jetën. Vdekja e tij është konstatuar në vendngjarje nga ekipi mjekësor. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ka konfirmuar për Klankosova.tv se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. “Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa drejtuesi i automjetit është ndaluar për 48 orë”, ka bërë të ditur Krasniqi. Hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit janë duke vazhduar. /Klankosova.tv