Certifikimi nga KQZ-ja: LDK-ja s’lejon “lidhje” tjetër në garë zgjedhore NULL NULL 16.08.2025 20:29 16.08.2025 20:29 25 iniciativa qytetare e 14 kandidatë të pavarur, patën para vetës të shtunën anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikim. Por, dritën e gjelbër për të vazhduar me procedurat tjera për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale, nuk e morën të gjitha. Dy prej tyre nuk kaluan për shkak të emërtimeve. Njëra ishte, “Lidhja e Prishtinës” që u kundërshtua nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Drejtori i zyrës për regjistrim e certifikim në KQZ, Besnik Buzhala u shpreh se mospajtimi nuk ka bazë ligjore. Megjithatë, “Lidhja e Prishtinës” u refuzua. Kështu ndodhi edhe me një iniciativë tjetër. Kjo për shkak të një gabimi drejtshkrimor. Në vend të “Lëvizja për Bashkimin e Shqiptarëve”, ishte “Shqipëtarëve”. Kundër u panë LVV dhe AAK. Edhe kjo nuk kaloi, ndonëse nga zyra për regjistrim e certifikim u tha se është përcaktim i vetë subjektit politik.