Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rafuna (OEK): Prokuroria duhet të hetojë vendimin e ZRrE-së për kalimin në tregun e lirë energjetik (VIDEO)

NULL NULL
16.08.2025 17:27

Kryetari i Odës Ekonomikë të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka bërë të ditur se ndërhyrja e prokurorisë për hetim është e nevojshme për vendimin e  Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që 16 gushti të jetë data e fundit për kalimin në tregun e lirë për furnizimin me energji elektrike për bizneset vendore.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se prokuroria duhet të hetojë se çfarë është duke ndodhur dhe pse e ka marrë me kaq nxitim ZRrE-ja zbatimin e këtij vendimi në kohën kur as edhe institucionet e reja të vendit pas zgjedhjeve të 9 shkurtit nuk janë të formuara.

“Prokuroria duhet të hetojë edhe atë se pse është ky zbatim. Kur e kemi gjithë këtë kërkesë, si nga bizneset, nga përfaqësuesit në sektorin privat, nga shoqëria civile, nga Komisioni Evropian, e kemi edhe nga Brukseli, që tranzicioni në tregun e lirë duhet të bëhet hap pas hapi”, ka deklaruar Rafuna.

Ai theksoi se mënyra se si ZRrE-ja po e zbaton këtë vendim është e papërgjegjshme dhe imponuese: “Zyra e Rregullatorit të Energjisë e ka marrë me shumë nxitim, kaq furishëm dhe kaq dhunshëm, sa që të gjithë i injoron dhe i detyron bizneset të bëjnë kontratat me furnizues privat. Është shumë vonë, ne kemi pasur pritje që prokuroria do të inkuadrohej shumë më herët dhe të hetonte se çfarë ka ndodhur”.

Rafuna përfundoi duke thënë:“Besoj se në të ardhmen Kosova do të merret si shembull negativ për mënyrën se si nuk duhet të bëhet kalimi në tregun e lirë të energjisë”. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme