Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksident te rrethrrotullimi në Shirokë të Suharekës, vështirësohet qarkullimi

NULL NULL
15.08.2025 15:29

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në mesditë pranë rrethrrotullimit në Shirokë të Suharekës, ku janë përfshirë dy vetura.

Nga pamjet që kanë dërguar lexuesit për Klankosova.tv, vetura janë përplasur në mes vete duke shkaktuar bllokim të përkohshëm të rrugës dhe vështirësi në qarkullimin e veturave në atë pjesë.

Në vendin e ngjarjes janë parë disa qytetarë duke biseduar me drejtuesit e veturave, ndërsa për momentin nuk raportohet për të lënduar.

Klankosova.tv ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një përgjigje.

lajme të ngjashme