Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

U lëndua nga flakët, zjarrfikësi: Nuk mora pushim mjekësor për hir të kolegëve (VIDEO)

NULL NULL
15.08.2025 09:33

Mbi 50 orë intensive në luftë me flakët në komunën e Kamenicës i ka kaluar zjarrfikësi Femi Imeri, i cili ka pësuar edhe lëndime trupore gjatë ndërhyrjeve.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka publikuar edhe plagët e marra gjatë intervenimit, ndërsa tha se pavarësisht lëndimeve nuk ka marrë as pushim mjekësor, transmeton Klankosova.tv.

I ftuar në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Imeri rrëfeu se vendimi për të mos marrë pushim ka ardhur vetëm për shkak të mungesës së stafit.

“Jemi ekip i vogël… që mos me i lanë kolegët e mi keq, nuk munda me u largu nga puna, për hir të kolegialitetit”, tha ai./Klankosova.tv.

Ndiqni intervistën e plotë, në videon vijuese:

 

lajme të ngjashme