Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Delegacioni rus në lëvizje, drejt Alaskës për samitin (FOTO)

NULL NULL
14.08.2025 17:29

Delegacioni rus besohet se është rrugës për në Alaskë për samitin SHBA-Rusi, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv

Aeroplani i tyre është tashmë në hapësirën ajrore të Amerikës, sipas Flightradar24, një platformë gjurmimi fluturimesh në kohë reale.

map showing Russian delegation plane on US airspace

Kremlini ka njoftuar se cilët zyrtarë do të shoqërojnë Vladimir Putinin në këtë samit, i pari i liderëve  SHBA-Rusi që nga viti 2021.

Delegacioni prej pesë anëtarësh përfshin:

Ndihmësi presidencial, Yuri Ushakov

Ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov

Ministri i Mbrojtjes, Andrei Belousov

Ministri i Financave, Anton Siluanov

Kreu i Fondit Rus të Investimeve Direkte, Kirill Dmitriev.

Takimi mes Trumpit dhe Putinit synon gjetjen e një rruge drejt përfundimit të luftës në Ukrainë që ka nisur mbi tre vjet e gjysmë më parë./Klankosova.tv

 

lajme të ngjashme