Kodra: Furnizimi ma barna esenciale ka probleme zinxhirore (VIDEO) NULL NULL 12.08.2025 10:30 12.08.2025 10:30 Qytetarët të cilët kanë nevojë për të marrë trajtim në QKUK apo edhe në Qendrat e Mjekësisë Familjare, po përballen me mungesa të shumta të barërave. Shumicën e tyre ata po detyrohen që t’i blejnë, duke ua varfëruar goxha shumë xhepat. Kjo temë kaq me rëndësi u trajtua sot në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova dhe Radio Klan Kosova FM me Besim Kodrën, nga Shoqata e Pacientëve. Kodra tregoi se pse po mbizotëron kjo gjendje në institucionet shëndetësore. “Furnizimi me barna esenciale ka probleme zinxhirore. E para, nuk ka një planifikim shumë të mirë të furnizimit me barëra, e dyta nuk ka një zbatim të mirë të kontratave, e treta pacientët jo çdoherë janë të njoftuar se barërat në Qendrat e Mjekësisë Familjare mund t’i marrin falas”, deklaroi ai. “Më kujtohet vitin e kaluar, Ministria thonte se furnizimi me barna është diku 70% të listës esenciale, dhe kur i pyetnim pacientët dilte diku 27-28%. Dhe kjo është një diskrepancë e madhe”, deklaroi Kodra në Klan Kosova.