Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gucati pas dënimit të Avdullahut: Ky rast le të shërbejë si mësim, 17 të tjerë i kam paditur

NULL NULL
23.07.2026 12:46

Eqrem Avdullahu është dënuar me 4 muaj burgim për kërcënim nga kreut të OVL-UÇK-së Hysni Gucati.

Këtë vendim i mirëpriti Gucati, i cili tha se kjo do t’ju shërbejë edhe tjerëve “që të mbledhin mend”.

“Të kenë kujdes në rrjetet sociale, të mos fyejnë më, të mos shkruajnë palidhje edhe të mos ofendojnë pa fakte dhe pa argumente një njeri se s’ka nevojë”, deklaroi ai para mediave njofton Klankosova.tv.

Gucati tha se padia ndaj Avdullahut nuk është e vetmja pasi që ai i ka dërguar në gjykatë edhe 17 persona të tjerë.

“Shumica prej tyre janë jashtë vendit, që punojnë në Gjermani e në Zvicër”, theksoi kreu i veteranëve para mediave, njofton Klankosova.tv.

Burg për komentin kërcënues ndaj Hysni Gucatit, Gjykata jep vendimin

lajme të ngjashme