Zjarret në Kçiq të vogël të Mitrovicës, aktivizohet KFOR-i NULL NULL 11.08.2025 08:01 11.08.2025 08:01 Gjatë ditës së djeshme, kanë shpërthyer zjarre të mëdha në Kçiq të vogël të Mitrovicës. Flakët, pos që dogjën mijëra hektarë tokë, rrezikuan edhe banorët. Katër shtëpi të vjetra e të pabanuara u dogjën, njofton Klankosova.tv. Fatmirësisht nga zjarret nuk u lënduar njerëzit. E mëngjesin e sotëm, për t’iu dalë në ndihmë banorëve dhe zjarrfikësve u aktivizua edhe KFOR-i. Forcat ushtarake të NATO-s në Kosovë, nisën fikjen e zjarrit nga ajri.