Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zelensky: Zëri i Evropës do të dëgjohet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

NULL NULL
07.08.2025 21:07

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se zëri i Evropës do të dëgjohet në negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Ai ka thënë se Bashkimi Evropian do të luajë rol të madh në rindërtimin e Ukrainës, siç ka thënë ai, pas luftës, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

“BE-ja do të luajë gjithashtu një rol të madh në rindërtimin e vendit tonë pas luftës, dhe ky do të jetë një nga projektet më të mëdha ekonomike për të gjithë Evropën në dekada. Pra, zëri i Evropës do të dëgjohet në diplomaci”, ka thënë tutje presidenti ukrainas.

lajme të ngjashme