Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E konfirmon policia, i dyshuari për tentim vrasjen në Deçan është arratisur

NULL NULL
06.08.2025 16:03

Policia ka dhënë detaje për tentim vrasjen në Deçan, duke thënë se një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili ka njoftuar se i dyshuari për këtë, i njohur për policinë është arratisur.

“Sot rreth orës 15:00, stacioni policor në Deçan është njoftuar se në rrugën “Dëshmorët e Kombit” ka të shtëna me armë zjarri”.

“Policia menjëherë ka dalur në vendin e ngjarjes, ka kuptuar se një person kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër. Nuk ka persona të lënduar, ndërkaq i dyshuari i cili është i njohur për policinë, është arratisur”, thuhet tutje në konfirmim.

lajme të ngjashme