Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Adresimi i Osmanit, Jashari: Nuk do të ketë ndonjë efekt juridik (VIDEO)

NULL NULL
05.08.2025 23:36

Njohësi i fushës së drejtësisë, Arbër Jashari sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova tha se adresimi i sotëm i Vjosa Osmanit ishte i çuditshëm dhe i paarsyeshëm.

Sipas tij, ky adresim nuk do të ketë ndonjë efekt juridik, përveç që, siç tha ai do të komentohet publikisht.

“E them në terma pak më të butë, dalja e sotme e Presidentes në konferencë për media dhe adresimi i saj për mua ishte i çuditshëm, jo i matur dhe do të thoja edhe i paarsyeshëm, mbi të gjithë mendoj se nuk do të ketë ndonjë efekt juridik, përpos që jep shkas që të komentohet politikisht dhe të përfolet publikisht kjo çështje”.

“Një çështje e cila nuk është as e re, as e panjohur, duke qenë se gjyqtari Laban është nga viti 2018 gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe deri më tash, sa i përketë njohurive të mija, nuk e di që dikush e ka kontestuar profesionalizmin e tij, apo vendimet e tij në aspektin etik dhe profesional”, u shpreh tutje ai./Klankosova.tv

lajme të ngjashme