Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Shpejt çuna”, pamje nga arrestimi i Flodian Plakut – dyshohet për vrasjen e ish-policit Gentian Bejtja (VIDEO)

NULL NULL
04.08.2025 12:04

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e arrestimit të Flodian Plakut.

Ai dyshohet për vrasjen e ish-policit Gentian Bejtja.

Në pamjet e publikuara nga operacioni i koduar “Eterna”, u arrestuan edhe katër persona të tjerë që ndihmuan në strehimin e tij.

“Gjatë operacionit u kap shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim për vrasje me paramendim, Flodian Plaku, i cili në momentin e ndalimit ishte i armatosur me armë zjarri, me fishek në fole, gati për qitje”, thuhet në njoftim.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

– dy armë zjarri pistoletë,

– municion luftarak,

– 25 000 euro cash,

– 7 celularë.

lajme të ngjashme