“Festuan” me armë në një dasmë në Greme, policia gjen 50 gëzhoja në oborr të shtëpisë NULL NULL 02.08.2025 18:58 02.08.2025 18:58 Armët e konfiskuara në dasmën në Greme të Ferizajt: Foto: Policia e Kosovës Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar të shtunën rreth orës 13:00 një informatë se, në një dasmë në fshatin Greme të Ferizajt janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Menjëherë, njësitë përkatëse (policia e rendit, hetuesit dhe forenzika) kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit S.A. (57 vjeç), janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 50 gëzhoja të armëve, raporton Klankosova.tv. I dyshuari, sipas Policisë, ka prezantuar dy armë zjarri – një revole dhe një pushkë gjuetie. “Me urdhër të prokurorit të shtetit, armët dhe gëzhojat janë sekuestruar, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale: ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’ dhe ‘Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’”, ka thënë Policia. Ndërkaq pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Klankosova.tv