Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Ekziston audio-incizimi / Zemria e pranon se babai nuk ia vodhi 2 milionë euro” (VIDEO)

NULL NULL
31.07.2025 19:41

Beteja për 2 milionë euro i çoi në polici Zemrie Aliun dhe bashkëshortin e saj, Arsim Aliun, të cilët akuzohen për kërcënim ndaj babait të Zemries, Osman Aliut.

Ky i fundit, i cili jeton në Zvicër dhe ishte në pamundësi për të zgjidhur konfliktin nga larg, i kërkoi ndihmë mikut të tij, Fadil Emërllahut, që të ndërmjetësonte mes tij dhe vajzës së tij me dhëndrin, raporton Kiks Kosova.

Prej muajsh, Emërllahu po përpiqet të qetësojë palët dhe t’i japë fund përplasjes familjare.

Madje, në një rast, ai xhiroi një bisedë me çiftin, ku Zemrie Aliu, në praninë e tij, pranoi se kishte gënjyer në polici lidhur me borxhin prej 2 milionë eurosh që pretendonte se ia kishte babai.

Emërllahu rrëfen për Kiks Kosovën se Zemria bashkë me burrin e saj nuk e kanë lënë të qetë vazhdimisht, derisa u detyrua t’i lajmërojë në polici.

Mirëpo, kur përfunduan në stacionin policor të Vitisë, ata ndryshuan komplet fjalët.

Përveç që çifti Aliu po kërcënon prindin e Zemries për një shumë marramendëse parash, ata tashmë nuk po e lënë rehat as shokun e Osman Aliut, Fadil Emërllahun.

Çdo ditë, ai thotë se i shkruajnë duke i kërkuar mos të përfshihet në këtë çështje.

Përveç se ndërmjetësoi mes dy palëve, Emërllahu u mundua edhe t’i ofrojë ndihmë burrit të Zemries, Arsimit.

Emërllahu thotë se disa herë i ofroi punë Arsimit, por ai nuk pranoi të punojë.

Ai dyshon se Arsimi e shtyn Zemrien t’i kërkojë para babait në Zvicër dhe mos të punojë. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme